• E mërkurë / Jul-17 16:31
  • Kontakt

E ndalon burri për koncerte? Zaimina Vasjari tregon të vërtetën

E ndalon burri për koncerte? Zaimina Vasjari tregon të vërtetën

Këngëtarja shqiptare, Zaimina Vasjari ka kohë që nuk është aktive në skenën muzikore.

E së fundmi ajo në një intervistë për “Goca dhe Gra” në “Top Channel” tregoj arsyen e kësaj.

“Nuk është se nuk dua të rikthehem, por për momentin jam shumë e angazhuar dhe shumë e lidhur me fëmijët. Nuk dua që për asnjë moment tu mungoj atyre, për një kënaqësi artistike timen. Nëse unë rikthehem edhe një herë në muzikë nuk do të rikthehesha për punë. Sa I përket muzikës nuk do kthehesha si pjesë pune, vetëm për dëshirë”, tha ajo.

Po ashtu Zaimina tregoi se çfarë mendimi ka bashkëshorti i saj për koncertet.

“Burri im është aq “open mind” dhe mbështetës ndaj meje. Më thotë gjithmonë “bëje një material, bëje një këngë”. Sa liberal është, por thotë edhe gruan e dua për vete. Koncertet bëhen natën, unë nuk dua të ndjek lekun e koncerteve gjatë natës dhe të mos jem prezente tek fëmijët e mij gjatë natës apo tek bashkëshorti im”, tha tutje ajo.