z.Musliu uron festën e flamurit

z.Musliu uron festën e flamurit

Urimi i plotë i zv.kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu:

Ashtu siç na mësoi dhe bashkoi në kohë lufte e paqe, ashtu na bashkoi edhe në këtë ditë të madhe kombëtare pranë lapidarit të tij, ku me disa nga aktivistët dhe përfaqësuesit e nëndegëve të LPD-së, bëmë homazh për jetën dhe veprën e heroit dhe liderit historik të LPD-së, Jonuz Musliu.

28 nëntorët ishin shumë të rëndësishëm për të dhe për jetën e tij. Sepse ato janë të lavdishëm gjatë gjithë historisë, dhe ai vet e bëri historinë. Ne do ta kujtojmë çdo herë të bashkuar për idealin dhe kauzën kombëtare.

Urime për shumë mote festa e flamurit kombëtarë