60 mijë euro të Lëvizjes për Reforma u transferuan në xhirollogarinë e Sami Salihut

60 mijë euro të Lëvizjes për Reforma u transferuan në xhirollogarinë e Sami Salihut

Aktivisti i shoqërisë civile, Fatos Hyseni ka publikuar një dokument ku shihet se paratë e Lëvizjes për Reforma kryetari i saj Sami Salihu i transferon në xhirollogarinë private

Bëhet fjalë për 60.000 euro sa i kanë takuar këtij subjekti politik nga mjetet të cilat i ndahen partive të Luginës që garuan në zgjedhjet parlamentare në Koalicionin “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Nga dokumenti i publikuar shihet se Sami Salihu kishte kërkuar që mjetet nga secila parti pjesmarrëse në koalicion (PVD, APN, PD dhe LPD) NGA 15.000 euro secila të i transferoj në xhirollogarinë e tij personale, që në total del se në xhirollogarinë e tij personale janë paguar 60.000 euro.

Kujtojmë që, këto mjetet ndahet për partitë dhe koalicionet republikane, me qëllim të lehtësimit të funksionomit të tyre me zyre pune, administrator të punësuar dhe aktivistë të subjektit pjesmarrës në zgjedhje parlamentare