Ambasadori amerikan Christopher Hill të hënën viziton Bujanocin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill të hënën (27 mars) do të vizitojë Bujanocin.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga kabineti i kryetarit të Bujanocit, ambasadori amerikan Hill nw ora 11:30h, do të takojë kryetarin e komunës, z.Nagip Arifi.

Gjithashtu nga 14:45h, Christopher Hill do të takohet edhe me deputetin popullor, Shaip Kamberin.

Deri më tani, nuk dihet natyra e vizitës së ambasadorit amerikan, mirëpo kjo vizitë e tij vie pak ditë pas marrëveshjes së arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë