PDSH fton këshilltarët e pozitës që të distancohen për t’ia pamundësuar Serbisë drejtimin e Komunës së Preshevës përmes piunave të tyre

PDSH fton këshilltarët e pozitës që të distancohen për t’ia pamundësuar Serbisë drejtimin e Komunës së Preshevës përmes piunave të tyre

Komunikata e plotë e Partisë Demokratike Shqiptare:

Akt i turpshëm i ditës së diel në Kuvendin Komunal të Komunës së Preshevës.

Një pushtet i cili duhej larguar, e gjen shpëtimin tek pushteti qendror i Beogradit përmes dy këshilltarëve sërb të cilët u detyruan të merrnin pjesë në seancë pa asnjë kusht nga këta të fundit, ndërsa nga qeveria serbe kushtet do t’i kuptojmë shpejt.

Po del ajo që tha Shqiprim Arifi – Nuk shantazhohen nga kryeminstri Kurti (e pavërtetë kjo), por nënshtrohen tek Vuçici ( gjë që doli te dielën).

Ky pushtet nuk është për shqipëtarët e Preshevës por për të kryer misionet e filluara të 2017 të dirigjuara nga Beogradi.

 Gjithë ky mosstabilitet politik, gjithë kjo urrejtje mes shqipëtarëve e instaluar nga një person i vetëm e që është kryetari jo legjitim, i kontrabanduar, nuk ka ndodhur asnjëherë si kohët e fundit në Komunë të Preshevës.

Mbështetje pa rezervë dy këshilltarëve të Kuvendit Komunal Naser Azirit dhe Argjend Sherifit, të cilët u distancuan nga ky matrapazllëk politik i Shqiprim Arifit dhe oligarkëve të tij, në mënyrë që t’i dalë fytyra e vërtetë e tij.

Rrugën e tyre duhet t’a ndjekin edhe këshilltarët tjerë në mënyrë që t’ia pamundësojnë Serbisë drejtimin e Komunës së Preshevës përmes piunave të tyre.

Nuk e di se si do të krenohet Shqiprimi në të ardhmen me veprimet e ditës së dielë në Kuvendin e Preshevës, ndërkohë i ka të mbyllura rrugët drejt Kosovës e Shqipërisë me veprimet të cilat i bëri me prapavijë të rrezikshme për shqipëtarët e Komunës së Preshevës, në anën tjeter i del Serbia shpëtimtarë i pushtetit të kontrabanduar ne Preshevë, ku dhe këshilltari serb dëshmoi me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Seanca e të dielës në mëngjes ishte tinzare dhe jo e ftuar në bazë të rregullores së Kuvendit.

Në rekord minutash kanë kaluar shumë pika të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Preshevës pa asnjë diskutim, por për të mbuluar marren të cilën s’do ia falë askush as historia.

Do të mbaheni mend tërë jetën për këto veprime tradhëtare ndaj preshevarëve.

Veprimet e tilla mafioze po e shkatërrojnë mundin e qytetarëve.

Historia do t’ju denojë sidomos juve që jetoni këtu e që po shkatërroni gjithçka në Preshevën e fëmijëve tuaj.