O’Brien dhe Eichhorst sot në Prishtinë, pasdite takojnë kryeministrin Kurti

O’Brien dhe Eichhorst sot në Prishtinë, pasdite takojnë kryeministrin Kurti

Në Kosovë sot pritet të arrijnë dy emra të rëndësishëm të politikës , sidomos asaj të jashtme.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme , Angelina Eichhorst, pritet të vinë sot për vizitë në Prishtinë.

Siç mësohet, O ‘Brien dhe Eichhorst do të zhvillojnë takime me të parët e vendit.

Si fillim ata do të takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi pritet të zhvillohet pasdite, por ora nuk është bërë ende e ditur.

Dyshja gjatë ditës së djeshme kanë vizituar Serbinë, ku kanë takuar presidentin serb, Aleksandr Vuciq.

Me këtë rast, Vuçiq është deklaruar në lidhje me rolin e Serbisë, në Ballkanin Perëndimor.

E padyshim aty nuk mungoi diskutimi mbi Kosovën dhe çështjen që lidhen në mes dy vendeve.