Një zyrtare komunale në Gjilan ka ndërruar jetë dy ditë ma parë. E njëjta është varrosur dje, ndërsa rasti i vdekjes së saj është duke u hetuar. Kjo është konfirmuar nga zëdhësi i Policisë, Valon Osmani.
‘’Me datën 23.10.2024 rreth orës 17:36 kemi pranuar inflamacion për një rast vdekje e dyshimtë në fshatin Shillovë, komuna e Gjilanit. Njësite policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.’’
Tutje Osmani ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
’Trupi i pajetë i viktimës femër kosovare e vitit të lindjes 1972 me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.’’
Ai shtoi se hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rastit.
”Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. me rastin.” tha Osmani.