Studimi britanik: Shfletimet negative, përkeqësojnë shëndetin mendor

Studimi britanik: Shfletimet negative, përkeqësojnë shëndetin mendor

Një studim nga Universiteti College London (UCL) ka zbuluar se shprehia e “doomscrolling” — kërkimi i përmbajtjes negative në internet — përkeqëson gjendjen mendore.

Hulumtimi, i botuar në Nature Human Behaviour, përfshiu mbi 1,000 persona, të cilët u testuan për shëndetin mendor para dhe pas 30 minutave shfletim online, transmeton klankosova.tv.

Sipas Daily Mail, rezultatet treguan se ata me gjendje më të dobët mendore kishin tendencë të kërkonin më shumë përmbajtje negative, duke u zhytur në një cikël të pafund të humorit të rënduar.

Ky fenomen sugjeron një lidhje të ndërsjellë midis gjendjes mendore dhe konsumit të përmbajtjes pesimiste.

Pjesëmarrësit, pasi iu nënshtruan testeve të shëndetit mendor dhe u ndanë në grupe, u ekspozuan ndaj përmbajtjes pozitive ose negative.

Ata që lexuan përmbajtje negative vijuan të kërkonin më shumë material depresiv.

Edhe pse studimi shqyrtoi historikun e kërkimit të pjesëmarrësve, nuk kishte qasje në platformat e mbrojtura me fjalëkalim, si mediat sociale.

Autorët planifikojnë ta adresojnë këtë kufizim në hulumtimet e ardhshme për të kuptuar më mirë efektet e këtij fenomeni.