Basketbollisti amerikan James Harden e futi veten në libra rekordesh, kur në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, Clipers regjistroi 43 pikë.
Pos që i ndihmoi klubit të fitojë lehtë 121 me 96 ndaj Washington Wizards, 1-shi i Los Angeles regjistroi ndeshjen e 100 më të paktën dyzet pikë.
Kështu, ai iu bashkua vetëm tre lojtarëve tjerë në NBA që kanë bërë dicka të tillë në gjithë histronë e NBA – Wilt Chamberlain, Kobe Bryant dhe Michael Jordan.
Paraqitja rekorde e Harden me 43 pikë, 4 rebounds, 7 asiste dhe 3 topa të vjedhur ishte ndër më të mirat për të, kohëve të fundit.
Klubi i ka kërkuar atij të jetë më “ndihmues” në sulm, këtë sezon, për cfarë ish lojtari i Oklahoma City, Houston e disa ekipeve tjera në NBA, ka ofruar përgjigje pozitive. Harden po luan me një mesatare prej 21.6 pikëve, 7.2 rebounds, 8,7 asistime dhe 1.6 topa të vjedhur për lojë.