Studim: Çokollata e zezë ul rrezikun për diabetin e Tipit 2

Studim: Çokollata e zezë ul rrezikun për diabetin e Tipit 2

Një studim i ri vëzhgues amerikan, ka zbuluar se ngrënia e të paktën pesë racioneve të vogla çokollatë të zezë çdo javë mund të ulë rrezikun për zhvillimin e diabetit tip 2 me 21%.

Sipas studiuesve, përfitimet rriten me çdo konsum të moderuar, duke filluar nga asnjë deri në pesë racione në javë. 

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë që konsumatorët të kenë kujdes. Një racion i përllogaritur është vetëm 1 ons (rreth 28 gramë), dhe vetëm çokollata e zezë ofron këto përfitime.

Çokollata e qumështit, nga ana tjetër, jo vetëm që nuk ndihmon, por është e lidhur me shtimin e tepërt në peshë — një faktor kyç që rrit rrezikun e diabetit tip 2.

Sipas CNN, studiuesit theksojnë se konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë, falë përbërësve të saj antioksidues dhe përfitimeve për metabolizmin, mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar shëndetin metabolik.

Megjithatë, ata këshillojnë shmangien e teprimit dhe mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm.