Do të prodhojë municione për Kosovën, kjo është historia e kompanisë turke

Do të prodhojë municione për Kosovën, kjo është historia e kompanisë turke

Makina dhe Industria Kimike (MKE) është një kompani turke shtetërore, themeluar që nga shekulli i 15-të, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në industrinë e mbrojtjes turke.

E krijuar fillimisht si “Gjyshëtaria e Topave” nga Sulltan Mehmeti II pas pushtimit të Konstandinopojës, kjo kompani ka evoluar ndër shekuj për t’u bërë një lider në prodhimin e armëve dhe municioneve, duke operuar sipas standardeve ndërkombëtare.

Në një raportim për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, gazetari Enis Reçica vuri në pah rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për fuqizimin e kapaciteteve industriale dhe ushtarake të Kosovës.

“Kompania MKE jo vetëm që ka një traditë të gjatë historike por ka edhe një prodhimtari tejet të madhe jo vetëm në çështje ushtarake por edhe të interesit industrial dhe eksportim të produkteve të tyre”, tha Reçica.

Së fundmi, MKE ka nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në vend.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi ditë më parë se kjo fabrikë do të prodhojë municione të kalibrave të ndryshëm, në përputhje me standardet e NATO-s.