Një test ultratinguj i ri, i cili zbulon shumicën dërrmuese të tumoreve në prostatë, mund të reduktojë ndjeshëm kohën e pritjes për diagnozën e kancerit të prostatës, ka zbuluar një ekip shkencëtarësh.
Ky test ka kohëzgjatje prej vetëm 20 minutash, krahasuar me metodat tradicionale që përfshijnë analiza gjaku të gjata dhe skanime MRI. Kjo e bën testin shumë më të shpejtë dhe më efikas.
Rreth 3,400 burra në Skoci diagnostikohen çdo vit me kancer të prostatës. Por një ekip i Universitetit Heriot-Watt në Edinburg ka realizuar disa teste premtuese në Spitalin Western General të qytetit.
Testi i ri sipas mail online, përdor një ngjyrë që përmban mikrokapsula, të cilat injektohen në një venë dhe udhëtojnë deri në prostatë. Një ultratinguj me rezolucion të lartë mund të zbulojë mënyrën se si mikrokapsulat lëvizin. Çdo ndryshim në qarkullimin e gjakut në prostatë mund të tregojë praninë e kancerit.
Rezultatet e provave të hershme klinike tregojnë se testi mund të zbulojë 94 për qind të tumoreve të prostatës dhe ka kosto vetëm një të dhjetën e skanimit MRI. Për më tepër, ai mundëson biopsi më të sakta të prostatës dhe trajtime të synuara për shkatërrimin e qelizave kancerogjene.