Përveçse janë partnerë në jetën private, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë bashkëpunuar edhe në aspektin profesional.
Në të kaluarën nuk kanë munguar duetet e ciftit të famshëm të skenës shqiptare.
Ndërkaq duket se ata kanë vendosur që të vijnë përsëri me një duet në një të ardhme të afërt.
Kështu ka nxitur aludimet Miriami përmes një postimi në rrjetet sociale
Ajo e ka publikuar një fotografi të përbashkët të ciftit në instagram me mbishkrimin: "A jeni gati për duetin e radhës?.
Dhe natyrisht se të gjitha komentet kanë qenë pohuese dhe pozitive për ciftin e dashur të muzikës sonë
"Ende ka shpresë" dhe "Let me die with you" jane duetet e suksesshme të Miriamit dhe Albanit të publikuara në vitin 2013.