Te disa prej tyre kjo manifestohet nëpërmjet dhimbjeve fizike, të cilat më së shpeshti shfaqen në nyja.
Tani është dëshmuar që shiu ndikon në përkeqësimin e këtyre dhembjeve. Rezultatet preliminare të studimit më të ri kanë treguar që moti me shi shton intensitetin e dhembjeve.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 9.000 njerëz të cilët vuajnë nga dhembje të ndryshme kronike – migrena, dhembje të kurrizit, artriti, problemet me shpinën etj., shkruan “Independent”.
Të intervistuarit kanë pasur për detyrë që në nivel ditor të fusin të dhënat mbi simptomat të cilat i ndiejnë në aplikimin e caktuar në telefonin e mençur, të cilat njëkohësisht i grumbullon të dhënat mbi ndryshimin e motit.
Rezultatet e hulumtimit kanë treguar që kur është moti me diell,pjesëmarrësve në hulumtim dhembjet u janë zvogëluar. Mirëpo, kur moti është me lagështi apo me shi, dhembjet bëhen më intensive dhe më të shpeshta.
Madje te 80 për qind e pacientëve është gjetur lidhja midis motit me lagështi dhe shtimit të dhembjeve. Këto janë gjetje të rëndësishme për hulumtime të mëtejshme – ka thënë autori i studimit, profesori Will Dickson.
Ai shton që njerëzit më shumë ankohen kur është moti me lagështi dhe pak më i ftohtë.
Pikëpamja ime është që të gjitha janë të lidhura me presionin e ajrit, aq më parë kur është fjala për artritin, sepse kanë ndikim kur nyjat e dëmtuara dhembin me rastin e ndryshimit të presionit – shpjegon profesori Dickson.
Ajo që njerëzit thonë që mund të parashikojnë ndryshimin e motit në bazë të dhembjeve të tyre, nuk është dëshmuar. Megjithatë, patjetër duhet të ndodhë ndonjë ndryshim që edhe dhembjet të shtohen. Asgjë nuk mund të hetohet që më parë – shton ai.
Ky zbulim është i rëndësishëm, dhe kur të hulumtohet edhe më hollësisht, njerëzit do të mund të harmonizojnë obligimet e tyre në raport me prognozën e motit.