Hulumtimet e kryera nga Universiteti Shtetëror i Kolorados i kanë hulumtuar vetitë e disa ushqimeve të caktuara dhe kanë konstatuar se ushqimet e përpunuara krijojnë më së shumti varshmëri.
Faktori më i zakonshëm mes ushqimeve që krijojnë më së shumti varshmëri është se të gjitha kanë përqindje të lartë të yndyrës dhe shkaktojnë rritje në nivelet e sheqerit në gjak.
Dhe, nëse veç jeni të interesuar, ushqimi që krijon më së paku varshmëri është kastraveci.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me dhjetë ushqimet që krijojnë më së shumti varshmëri:
Pica
Çokollata
Çipsat
Biskotat
Akulloret
Patatet e fërguara
Hamburgerët
Pijet freskuese
Tortat
Djathi.