E kemi shqiptuar ''NIKE'' gjithë jetës gabim (Foto)

Nike njihet botërisht për atletet, veshjet sportive dhe sloganin ikonik “Just Do It”.

Nike njihet botërisht për atletet, veshjet sportive dhe sloganin ikonik “Just Do It”. Ajo që nuk dimë mirë për firmën e njohur, është si shqiptohet emri. Disa e shqiptojnë Najk, disa Niki e të tjerë e shqiptojnë Najki.

Sipas rregullave të gramatikës angleze, shqiptimi i duhur është Najk, por a thuet vërtetë kështu?

Në vitin 2014 dy student të quajtur Ben Martin dhe Kendal Peters i shkruajtën një letër presidentit të firmës Phillip Knight për ta zgjidhur njëherë e mirë debatin. Knight konfirmoi se në fakt shqiptimi i duhur për firmën sportive është Najki, duke rrethuar këtë të fundit si alternativë.Edhe pse nuk është gramatikisht korrekte, ka një shpjegim. Kompania e ka marrë emrin nga perëndesha greke e fitores, Nike, që shqiptohet Najki.