• E mërkurë / Apr-23 14:40
  • Kontakt

Smothie me portokall dhe vanilje

Një ushqim i lehtë dhe i shëndetshëm, ju bën që të keni një ditë plot energji dhe njëkohësisht të mos shtoni kile të tepërta...

Një smothie është perfekte për ta nisur ditën.

E për ata që preferojnë portokallin më poshtë ju sjellim një recetë se si të realizoni nje pije me këtë frut, dhe me shije vanilje.

Përbërësit
1 portokall
¼ filxhan kos pa yndyrë
2 lugë gjelle lëng portokalli
¼ lugë vanilje
4 kuba akulli

Përgatitja
Përziejmë portokallin, kosin, lëngun e portokallit, vaniljen dhe kubat e akullit. Të gjithë përbërësit i grijmë në mikser derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Pija është gati.