Ndonjëherë është më mirë të mos shkoni në palestër sesa të shkoni, sepse ekzistojnë dy faktorë të cilët mund t’jua dëmtojnë rutinën dhe trupin.
Sipas studimeve, duhet të keni shumë kujdes nga mungesa e gjumit dhe dehidratimi.
Shkenca sugjeron se mungesa e gjumit është një ‘vrasës’ i vërtetë – studimet tregojnë se orët e shkurtuara të dimrit e ndryshojnë ritmin e gjumit dhe shkaktojnë probleme të pagjumësisë dhe lodhjes.
Ekspertët rekomandojnë të bëni gjumë të mirë, ndërsa për kualitet më të mirë të gjumit ta mbani dhomën me një temperaturë prej 15-10 gradëve celsius.
Sa i përket ujit, është e rekomanduar t’i pini dy litra ujë në ditë dhe të mos bini viktimë e dehidratimit.