Nutricionistja Jo Hollington ka zbuluar se si në të vërtetë duhet ta kategorizojmë mishin dhe sa duhet ta hamë.
Jo Hollington ka vendosur të zgjidhë këtë dilemë, andaj në profilin e vet të Instagramit ka publikuar një kolazh fotografish nëpërmjet të cilave janë treguar tri lloje mishi – i bardhë, i kuq dhe mishi i peshkut.
Nën llojin i bardhë (mishi i bardhë) ka të bëjë me mishin e gjelit të detit, i kuq – me mishin e qengjit, të viçit, ndërsa peshkun e yndyrshëm e përbëjnë: harenga, toni, salmoni.
Hollington, në secilën fotografi, ka vizatuar madhësinë e porcionit, që është ideal për çdo person.
Prandaj, ajo ka sqaruar që është e dëshirueshme që të gjitha llojet e mishit të jenë të përfshira në ushqimin tuaj, por në këtë mënyrë – porcioni i mishit të kuq do të duhej t’i përgjigjej madhësisë së brendësisë së shuplakës suaj – duke mos i llogaritur gishtat.
Porcioni i mishit të peshkut është ideal në madhësinë e gjysmës së shuplakës dhe dy gishta.
Shikoni fotografitë dhe mësoni këtë rregull e cila do t’ju jetë e dobishme.