Sonila Meço gjithmonë është spikatur për shtatëlartësinë e saj, dhe elegancën. Edhe pse vitet kalojnë, ajo ende vijon të ketë një trup të bukur, por një foto e vjetër e gazetares, na ka bërë të pyesim veten a mos vallë ka qenë ndonjëherë modele Sonila?
Ajo ka publikuar një foto të vitit 1998 në Paris, ku duket me një mikeshën e saj teksa linin provimet për “arsye madhore”. Arsyeja mbetet sigurisht botërori i atij viti. Të dyja vajzat duken si dy pariziene fashioniste të cilat janë për tu pasur zili.