• E mërkurë / Apr-23 19:54
  • Kontakt

Metoda më efikase për t’i larguar strijat

Zakonisht strijat duken si plagë dhe lëkura në atë zonë është e hollë. Kjo ndodh për shkak se shtresa e lëkurës e quajtur epiderma...

Zakonisht strijat duken si plagë dhe lëkura në atë zonë është e hollë. Kjo ndodh për shkak se shtresa e lëkurës e quajtur epiderma rritet me shpejtësi duke e lejuar atë të shtrihet, por shtresa e poshtme, derma mungon kështu që ajo ndahet.

Shenjat e strijave ose shtrirjes kuptohen që nga emri, shenja që shkaktohen nga shtrirja e lëkurës shumë shpejt. Ato mund të paraqiten kur dikush fiton peshë dhe më pas dobësohet menjëherë.

Jo të gjitha strijat duken të njëjta. Disa janë të purpurta, disa janë të kuqe, dhe disa të tjera janë ngjyrë kafe në të kuqe. Por me kalimin e kohës ato zbehen dhe mbeten ngjyrë të bardhë.

Ky krem i thjeshtë do t’ju ndihmojë të bëni ato shenja të zbehen dhe të vishni rrobat epreferuara sërisht.
Është bërë nga dy përbërës që mund t’i keni në dorë: Aloe Vera dhe vaj ulliri.

Aloe Vera
Bima Aloe Vera ka gjethe që janë të trasha, xheli i të cilave është përdorur për trajtimin e lëkurës për shekuj me radhë për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme shëruese. Ajo siguron lagështi në lëkurë, por gjithashtu një ngarkesë ushqyese. Aloe Vera përmban vitaminë C, beta-karotene dhe vitaminë E.

Vitamina E shpejton shërimin, por duke e vendosur drejtpërdrejt në lëkurë në formë të koncentruar mund të shkaktojë dermatit kontraktues, duke lënë skuqje e cila është më e keqe se shenjat e strijave.

Si pjesë e xhelit Aloe Vera, nuk e bën këtë. Vitamina C, një antioksidant ashtu si vitamina E, ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit duke reduktuar irritimet dhe acarimet e lëkurës, shkruan Femina.al, transmeton Gazeta Shneta.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është shumë i mirë sepse ndihmon në eliminimin e inflamacionit, që do të thotë se shumica e njerëzve mund ta përdorin atë pa pasur ndonjë reaksion të lëkurës.
Antioksidantët në vajin e ullirit përshpejtojnë procesin e shërimit dhe ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar.

Përbërësit që ju nevojiten:
– Xhel Aloe Vera
– Vaj ulliri
– 6 Kapsula Vitamina E

Përgatitja:
Hidhni në një enë gjysmë filxhan vaj ulliri dhe një filxhan xhel Aloe Vera. Përziejini të dyja dhe më pas shtoni 6 kapsula të vitaminës E dhe përziejini të gjitha bashkë derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni këtë krem në vendin ku keni strija. Rezultatet do t’i vini re që në javen e parë.