• E mërkurë / Apr-23 21:35
  • Kontakt

Arsyet pse jeta pas të 20-ve është kaq e vështirë

Sapo keni arritur moshën 20 vjeçare do të përballeni me atë që quhet “jeta e vërtetë”.

Sapo keni arritur moshën 20 vjeçare do të përballeni me atë që quhet “jeta e vërtetë”. Shumë gjëra do të ndryshojnë te ju drastikisht dhe në një kohë shumë të shkurtër. Do jeni ndryshe vit pas viti dhe jo nuk është aspak e thjeshtë. Arsyet? I keni më poshtë.

1 – Duhet të përballeni me pyetjen “çfarë do bëhs me jetën tënde” vazhdimisht, pa pushim, në çdo moment. Deri sa të bëni vërtet diçka bindëse.

2 – Do përballeni me dilemën nëse ja vlen të shpenzoni pagën për qira apo shpenzime të tjera, apo thjesht t’i bini shkurt dhe të jetoni me prindërit.

3 – Taksat. Nuk ka asgjë të bukur tek kjo fjalë

4 – Do përballeni me oferta pune të cilat kërkojnë vite eksperiencë. Çfarë dreqin…

5 – Takimet me mjekun, dentistin, apo gjëra të tjera si këto do filloni ti bëni vetë.

6 – Kur jeni të sëmurë nuk ka më mami te koka. Jeni ju kundër gripit, të vetëm.

7 – Kur do martohesh? Kuuuuur? Kur? (ju që jeni single e kuptoni më së miri)

8 – Prindërit do japin sinjale të vazhdueshme që kanë nevojë për nipa dhe mbesa

9 – Do e gjeni veten në gjumë që prej orës 9, dhe në fundjavë do zgjoheni shumë herët.

10 – Shumë prej miqve tuaj janë duke u martuar. Do shihni përditë të tilla njoftime në rrjetet sociale

11 – Trupi juaj nuk është më edhe aq i fortë. Jo nuk mund të konsumoni dot çdo gjë pa u shëndoshur.

12 – Trupi nuk do e përballojë edhe aq mirë dehjen e një nate më parë. Çdo vit që kalon bëhet më keq.