Ky është përfundimi i një studimi të disa neuroshkencetarëve të Universitetit Wayne State University në Boston të SHBA.
Grupi i koordinuar nga Moriah Thomason kreu analizat me rezonancë magnetike të trurit të 47 fetuseve nga java e 30 deri në të 37-ën, duke zgjedhur nëna me gjendja sociale të ndryshme, por edhe me probleme të depresionit, ankthit, stresit dhe shqetësime të natyrave të tjera.
Tek truri i fëmijëve që i takonin nënave me probleme me depresionin etj, ata konstatuan se rrjetet nervore ishin të organizuara në mënyrën më pak efektive.
Kjo është hera e parë që përmes imazheve mund të shihet ndikimi i stresit mëmësor mbi trurin e fëmijës edhe gjatë qëndrimit të fetusit në mitër.
Për kërkuesit, rol parësor në këtë proces luan truri i vogël që në këtë fazë është veçanërisht i ndjeshëm nga efektet e stresit prenatal. Në këtë organ të vogël ndodhet shumica e receptorëve dhe sensorëve glukokortikoidë, hormoneve, që kanë rol në fazat e para të jetës, aktiviteti i të cilave lidhet me përgjigjen ndaj stresit.