• E mërkurë / Apr-23 22:53
  • Kontakt

Këto janë ushtrimet më të mira për dobësim

Nëse dëshironi të digjni dhjamin dhe të humbni kilogramët, ushtrimet aerobe janë më të mira se ushtrimet për rritje të forcës, pohojnë shkencëtarët.

Nëse reduktimi i përqindjes së yndyrave në trupin tuaj është synimi juaj, ekspertët rekomandojnë ushtrime aerobe. Nga ana tjetër, nëse dëshironi të ushtroni pjesë të caktuara të trupit dhe t’i formoni ose forconi, ekspertët rekomandojnë ushtrimet për forcë.

Ushtrimet për forcë janë të shkëlqyeshme edhe për rritjen e masës muskulore, e cila humbet me plakjen. Muskujt janë të më të rëndë se yndyrat. Nëse bëni trening të kombinuar njëkohësisht do të humbni yndyra dhe do të rritni përqindjen e indit muskulor.

“Nuk jemi duke dashur që t’i nxisim njerëzit që të mos bëjnë ushtrime të rezistencës”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit prof. Leslie Willis dhe ka shtuar se si “gjithçka varet nga personi në person dhe që të gjithëve u rekomandoj që të këshillohen me ekspertin, veçanërisht nëse janë të trashë dhe kanë probleme me shëndetin e sistemit kardiovaskular.”