Të qenët në kontakt të vazhdueshëm me këto kimikate toksike vendos në rrezik shëndetin, duke prekur aparatin e frymëshkëmbimit . Sipas një studimi të publikuar në American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine gratë që punojnë në fushën e pastrimit kanë treguar një performancë më të dobët të mushkërive (rënie e funksionit të këtij çifti organesh) krahasuar me gratë e tjera (ndonëse mund të punojnë në shtëpi, përdorimi i detergjentëve është më i kufizuar).
Efektet anësore e të padëshirueshme të këtyre produkteve mbi shëndetin e njeriut, janë provuar prej shumë studimesh e hulumtimesh klinike, vlen të thuhet se për efektet anësore në një hark kohor më të gjatë, mungojnë.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 6.235 pjesëmarrësve në sondazhin e Komunitetit Europian mbi shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes me moshë mesatare 34 vjeç në çastin e nisjes së sondazhit dhe janë ndjekur për thuajse 20 vjet. Studimi ka dalë në përfundimin se vëllimi respirator maksimal ka rënë më shpejt te gratë që pastronin shtëpitë , por më të rrezikuara ishin ato, të cilat pastrimin e kishin profesion.
Autorët kanë zbuluar një rënie të funksionit të mushkërive, sa ajo e shkaktuar nga një duhanpirje e vazhdueshme dhe kanë hedhur hipotezën se një rënie e tillë ndodh për shkak të irritimit të provokuar nga shumë prej këtyre produkteve mbi mukozat që veshin rrugët e ajrit, gjë që, me kalimin e kohës, shkakton ndryshime të qëndrueshme dhe nga rimodifikim të tyre.