Trendet e modës janë të pafundme dhe vetëm në Instagram na janë prezantuar nga fillimi i viti 2017 të paktën mbi 20 eksperimente të ndryshme.
Kemi parë vetullat me dredha, penel me dritë, xixa në gjuhë, thonjë me flokë, vetulla si pendë, e ndërsa tani një trend i ri ka pushtuar Instagramin. Extention në hundë. Ishte koreanja Dain Yoon që postoi e para një foto nga kjo “çmenduri” e ndërsa shumë shpejt u përqafua edhe nga miliona vajza të tjera në të gjithë botën.