Deditikimi prekës i nënës së Ergi Dinit një vit pas ndarjes së tij nga jeta

Mbrëmjen e 21 Nëntorit 2016, Ergi Dini dhe Kejdi Halili humbën tragjikisht jetën pas një aksidenti me motor...

Mbrëmjen e 21 Nëntorit 2016, Ergi Dini dhe Kejdi Halili humbën tragjikisht jetën pas një aksidenti me motor, të ndodhur në zonën e ish – Bllokut.

Ata ikën në moshë fare të re, 22 dhe 21 vjeç, duke lënë përgjysmë shumë ëndrra e duke shkaktuar një dhimbje të madhe tek të gjithë ata që i njihnin, por mbi të gjitha tek familjarët e tyre.

Sot, një vit më vonë, nëna e motra e të ndjerit Ergi Dini, e kujtojnë atë me fjalë të ndjera dhe mall.

Në një postim në rrjetet sociale, nëna e të riut nga Shkodra, zëri i të cilit do të mbetet gjithnjë i gjallë, shkruan këto vargje për Ergin:

Miq e dashamirës!

U bë një vit që Ylli im, Ergi, ju bashkua yjeve të tjerë, në qiell!

U bë një vit, që zemra ime rreh edhe për Të.

U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit, më rrëzojnë. Por në çdo çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej, për të më ngritur.

Ajo dorë, jeni ju, miq dhe dashamirës.

Mirësinë tuaj e kam ndjerë në çdo çast.

Jam lutur dhe vazhdoj të lutëm edhe për ju. Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja! Jeni të çmuar për mua!

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata

Shpirti m’u këput, ra nga vjeshta,

Krahët m’i shqeu shtrëngata

dhe zërin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja

dhe dhembja ulëriti prej mallit,

Zemra fluturoi nga brenda

dhe mori fytyrën e DJALIT.