Ribashkimi tronditës – motrat gjejnë njëra tjetrën pas 79 vjetësh

E larë në lot, Que Bamei, e shtrëngoi fort motrën e saj më të vjetër, me të cilin e kishte humbur kontaktin që prej 79 vjetësh..

E larë në lot, Que Bamei, e shtrëngoi fort motrën e saj më të vjetër, me të cilin e kishte humbur kontaktin që prej 79 vjetësh kur kishte ndodhur pushtimi nga Japonia, shkruan agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Que, 87 vjeçare, ishte lindur në një familje të madhe në qytetin Qinzhou në jug të Regjionit Autonom Kinez, Guangxi Zhuang.

Kur Japonezët pushtuan qytetin në vitin 1939, tetëvjeçarja Que u nda me motrën e saj dhe të afërmit e tjerë dhe përcolli pjesën tjetër të familjes që po shkonin në provincën fqinje Guangdong.

Ajo u adoptua nga një familje në Zhanjiang në Guangdong, dhe nuk u kthye kurrë në qytetin e saj të lindjes e as nuk u takua më me asnjë familjar.

Dekada më vonë, kujtimet e Ques për qytetin e saj u zhdukën ngadalë duke u kufizuar vetëm në disa fotografi të vjetra.

Gjithsesi, dëshira për ta vizituar përsëri qytetin e lindjes dhe për të parë të afërmit kishte mbetur gjithmonë në zemrën e saj – kjo dëshirë veç rritje derisa koha kalonte.

Duke e kuptuar se nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për ta realizuar dëshirën e saj, nipi 33 vjeçar, Huang Guangpeng, vendosi ta ndihmojë gjyshen e tij që të realizojë ëndrrën jetësore.

Ai përdori një platformë online që u ndihmon njerëzve për t’i gjetur të afërmit e humbur.

Por, Que kishte shumë pak informacione dhe vullnetarët e faqes e kishim shumë të vështirë të lokalizonin se ku do të mund të ishte fshati i saj i lindjes, aq më pak familjarët e humbur.

Que madje nuk ishte e sigurt as për mbiemrin e saktë të familjes dhe në fillim e kishte dhënë gabim, por më pas vullnetarët u njoftuan se s’ka familje me mbiemër të tillë në anën që po kërkonin.

Pas disa kërkimesh, u gjet një familje me mbiemrin Que, dhe kjo familje kishte ngjashmëri me përshkrimet e të moshuarës.

Pas hulumtimeve më të thella u bë e ditur se Que kishte lindur në fshatin Dashigu në qytetin Shabu të distriktit të Qinnan.

Babi i saj, Que Mingguang, një ushtarak, kishte vdekur në betejë, dhe pesë vëllezërit e saj kishin humbur në luftë.

Megjithatë, tri motrat e saj më vonë ishin martuar në Qinzhou, tashmë dy prej tyre kishin vdekur, por motra e saj Que Qijie ishte ende gjallë.

Para se të takoheshin, motrat folën në një video-bisedë, dhe me lot në sy i premtuan njëra tjetrës se do të takoheshin shpejt.

Me 29 mars, e shoqëruara me fëmijët e saj, Que Bamei arriti në Dashigu pas katër orësh udhëtim nga shtëpia.

Përkundër se drunjtë bambu, kopshtet dhe shtëpitë kishin ndryshuar shumë, kujtimet e fëmijërisë iu kthyen Bamei-t dhe sytë iu skuqën nga lotët.

Në anën tjetër, e entuziazmuar që do takohej me motrën më të re, Que Qijie, kishte pritur me orë të tëra para derës.

Kur erdhi Bamei, fqinjët ndezën edhe fishekzjarrë për të festuar.

Dy motrat u hodhën në përqafim të njëra tjetrës dhe ashtu qëndruan për një kohë të gjatë, derisa lotët nuk ndaleshin.

“Më në fund të takova përsëri”, tha Que Bamei me zë të mbytur në një dialekt të Qinzhou, komplet i ndryshëm nga dialekti në Dashigu.

Ato qëndruan bashkë atë ditë dhe folën deri vonë.

“Falë mundësive që ofron interneti tani gjyshja ime dhe motra e saj kanë më pakë pendesa për jetën që e jetuan”, tha Huang Guangpeng.

Huang pohoi se gjyshja e tij gjithmonë ka qenë një person i heshtur, por tash është bërë shumë më komunikative, pas takimit me të motrën, dhe flet për fëmijërinë e saj dhe tregon histori të ndryshme për familjen që tash ia ka treguar motra e saj e rigjetur.

Motrat kanë në plan të takohen prapë së shpejti