Sipas një studimi të realizuar së fundmi, sociologët janë shokuar nga numri i madh i martesave të cilat përfundojnë në divorc. Të paktën 42% e martesave sot përfundojnë në divorc . Duke u alarmuar nga shifrat, u krye një sondazh për të zbuluar arsyen kryesore se përse numri i divorceve është rritur kaq ndjeshëm. Idealizmi dhe pritshmëritë janë ajo që nuk po i lë çiftet e reja të jenë të lumtur.
Sipas psikologëve njerëzit duhet të jenë më shumë realist në kërkesat e tyre ndaj partnerit dhe duhet të ndalojnë së idealizuari dhe krahasuari partenrët respektiv. Njerëzit nuk janë më të hapur që të pranojnë një person ashtu siç është. Me kalimin e kohës këto shifra pritet të jenë edhe më të mëdha, dhe për shoqerinë tonë kjo ndez dritën e kuqe.