Çfarë është vdekja? Rezulton që askush nuk e di

Dallimi midis të qenit i gjallë dhe i vdekur nuk është aq i thjeshtë. Në fakt, askush nuk mund të dakordohet për një përkufizim të vetëm ose për momen

Dallimi midis të qenit i gjallë dhe i vdekur nuk është aq i thjeshtë. Në fakt, askush nuk mund të dakordohet për një përkufizim të vetëm ose për momentin e vdekjes. Çfarë është vdekja dhe kur ndodh ajo? Ndonjëherë edhe pyetjet më të thjeshta janë më të vështirat për t'u përgjigjur.

I keni dëgjuar ato tregime të frikshme mesjetare, qoftë të vërteta ose të trilluara: Trupi është përgatitur për varrim, ndërsa personi kthehet në jetë derisa është i shtrirë në arkivol në vigjiljen e tij. (Fakt zbavitës: Vigjilja në fakt fillon si një lloj pushimi para varrimit vetëm për t’u siguruar që trupi është i vdekur.) Akoma më të këqija janë tregimet e njerëzve të varrosur për së gjalli. Si mund të ndodhë kjo? Epo, rezulton se vendosja apo përcaktimi se kur dikush është i vdekur është konfuze, transmeton koha.net.

Sipas BBC, "biologjikisht, nuk ka pasur kurrë një moment të vetëm vdekjeje, çdo kalim është me të vërtetë një seri mini- vdekjesh, me ç’rast inde të ndryshme bien në norma të ndryshme". Siç thotë Robert Veatch nga Instituti i Etikës Kennedy: "Zgjedhja e një përkufizimi të vdekjes është në thelb një çështje fetare ose filozofike".

Mund të vdisni në një varg mënyrash

Dikush me siguri ka vdekur kur ndalon të marrë frymë, apo jo? Apo ndoshta kur zemra e tyre ndalon së rrahuri? Apo është kur nuk ka aktivitet të trurit? Asnjë nga këto nuk janë të gabuara, por varet vetëm nga ajo se çfarë do të thotë "të qenit i vdekur" për ju.

"Personi shpallet i vdekur kur zemra e tyre ndalon së rrahuri, ata nuk marrin më frymë dhe nuk kanë qarkullim për disa minuta dhe nuk kanë në asnjë lloj mbështetjeje jetësore", thotë dr. James Bernat, profesor i neurologjisë dhe mjekësisë në Dartmouth, për TIME. Ky është një përshkrim më tradicional i vdekjes, por zakonisht nuk ka asnjë moment kur e gjitha fiket menjëherë. Siç u tha më sipër, kjo e kërkon një seri "mini-vdekjesh".

Me siguri e keni dëgjuar termin e vdekjes së trurit – ky është një lloj tjetër i të qenit i vdekur. Siç raporton TIME, vdekja e trurit do të thotë "se të gjitha funksionet dhe aftësitë e trurit kanë pushuar në mënyrë të pakthyeshme, edhe pse personi mund të marrë frymë në një aparat respirator ose ventilator. [...] Këta pacientë njihen si kufoma me rrahje të zemrës, dhe edhe pse truri i tyre është dëmtuar përtej riparimit, ata kanë organe plotësisht funksionale dhe puls". Kufoma me rrahje të zemrës nuk duhet të ngatërrohet me dikë që është në një gjendje të vazhdueshme vegjetative (i tërë truri duhet të jetë i vdekur për t'u konsideruar i tillë), ose pacientët me koma. Pra, disa të vdekur janë më të vdekur sesa të vdekurit e tjerë? A mund të vijë një lloj i të qenit të vdekur para tjetrit? Nëse ky artikull dhe koncept ju ka lënë me më shumë pyetje sesa përgjigje, nuk jeni të vetëm.