Prezantuesi i sportit Mike Bushell u bë qull derisa ra në një pishinë gjatë një interviste direkte në emisionin e mëngjesit të BBC-së.
Bushell po përgatitej të fliste me notuesit pjesëmarrës në “England Commonwealth Games” Sarah Vasey, Adam Peaty, Siobhan-Marie O’Connor, Ben Proud dhe James Guy, që ishin ulur në cep të një pishine të vogël në Bregun e Artë të Australisë, transmeton Koha.net.
Derisa po futej në pishinë për intervistë, ai tha: “Do të jem i kujdesshëm sepse kam pajisjet e zërit të vendosura”. Por meqenëse nuk pa se ishte edhe një shkallë nën këmbën e tij, Bushell ra në thellësi të ujit.
Atletët nisën të qeshin derisa Bushell e mori veten, e madje edhe gjatë intervistës nuk po mund të mbanin veten.
Intervista u ndërpre pasi që mikrofoni nuk i punoi.