Banka private më e madhe turke “Türkiye İş Bankası” e njohur si İşbank, që nga viti 2012 ka hyrë në tregun Kosovar, duke ofruar shërbime të pakonkurrueshme krahasuar me ofertat e tanishme në tregun financiar në Kosovë.
İşbank është themeluar nga Mustafa Kemal Atatürk në vitin 1924 dhe tani për tani është banka e 122-të më e madhe në botë sipas rangimit që bëhet çdo vit nga revista “The Banker” dhe sipas kapitaleve të Klasit të 1-rë të bankës. İşbank, me strukturën e saj kapitale të qëndrueshme dhe raportet e larta të përfitimit, e ka mbajtur pozitën e vet të fuqishme dhe udhëheqëse duke arritur të jetë banka udhëheqëse në mesin e bankave turke.
İşbank i ka 1409 degë operative, prej të cilave 1354 janë vetëm në Turqi dhe 55 në vendet e tjera, kryesisht në vendet evropiane. İşbank i ka përafërsisht 25,157 punonjës në mbarë botën dhe është e përfaqësuar në Bursën e Londrës dhe Bursën e Stambollit.
İşbank synon të jetë banka më e parapëlqyer nga klientët, aksionarët dhe punonjësit, duke e mbajtur pozitën udhëheqëse, inovative dhe të besueshme si fuqi rajonale financiare. Ia vlen të përmendet që Kosova është zgjedhur vendi i parë në Ballkan për ta hapur një degë të tillë.
Duke e marrë parasysh nevojën për kushte më të mira në Kosovë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe korporatat të kenë qasje në financa dhe norma më të ulëta të interesit, Işbank është përgatitur për konkurrencë më të madhe në sektorin bankar.
Kështu që İşbank vjen me ofertën më mirë në treg për depozita, që aplikohet për shumat mbi 50,000EUR. Për depozitat me një afat kohor prej 1 viti norma vjetore e interesit është 1.60%, ndërsa norma efektive e interesit është 1.44%, për 2 vite, norma vjetore e interesit është 1.80%, ndërsa norma efektive është 1.62%. Për vitin e 3-të, norma e interesit është 2.20%, ndërsa norma efektive është 1.98%.