Çmimi mesatar i gazit Gasprom i eksportuar në Evropë në nëntë muajt e vitit 2017 ishte 190 dollarë për 1,000 metra kub, tha sot kryetari i Komitetit Drejtues të Gasprom Aleksandar Medvedev.
“Çmimi mesatar në nëntë muajt e parë të këtij viti është rreth 190 dollarë për 1,000 metra kub. Presim që çmimi të mbetet i njëjtë deri në fund të vitit”, tha Medvedev, njofton agjencia ruse Tass.