Disa prej tyre janë dieta të suksesshme por ka të tjera që janë dekurajuese. Dietat e reja janë gjithmonë në lajmet kryesore, sidomos kur ndiqen nga njerëz të famshëm që publikojnë foto të ndryshimit të trupit të tyre, duke i dhënë fansave shpresën se mund të funksionojë.
Teksa shpresa zakonisht është e rremë, ka një dietë që është e shpejtë dhe e përshtatshme. Quhet “Dieta e Ajrit” (Air Diet) dhe rekomandohet dhe nga FDA-ja amerikane. Mjaft e lehtë për tu ndjekur dhe ka mjaft dëshmitarë që vërtetojnë se ajo funksionon.
Si funksionon Dieta e Ajrit?
Plani i saj është një procedurë me disa hapa që ndihmon në kontrollin e përditshëm të kërkesave për ushqim, por dhe të trajnon mendjen për të arritur qëllimet tuaja.
Ja si punon: sa herë që keni uri, mos lëvizni. Shpenzimi i energjisë të shton më shumë urinë. Uluni nëse është e mundur, dhe merrni frymë thellë dhe gjatë me hundë. Nxirreni frymëmarrjen nga goja, duke liruar të gjitha mendimet e uritura të trurit tuaj.
Numri i frymëmarrjeve që bëni bazohet në nivelin tuaj të urisë. Për shembull, nëse dëshironi ndonjë mesvakt, doktorët rekomandojnë të bëni 4-5 frymëmarrje të thella. Nëse sapo keni nisur të ndjeheni të uritur, 2-3 frymëmarrje.
Pasi bëni këtë, do të shihni se uria është shuar, dhe mund të lëvizni për aktivitetet tuaja me plot energji. Nuk ka efekte anësore dhe me hapa të lehtë Dieta e Ajrit është mjaft e preferuar.
Nuk përmenden kaloritë, pasi dihet që frymëmarrja e thellë djeg më shumë kalori se sa konsumoni. Që kur ajo është miratuar nga FDA-ja amerikane dhe nuk ka hormone artificiale, kjo dietë është një zëvendësuese perfekte për ushqimet e pashëndetshme që ju bëjnë dembelë.
Pra çfarë prisni? Një vizitë për shëndetin e mushkërive dhe hundë të pastra para se të nisni këtë dietë.
Teksa vera po vjen, nisja e kësaj diete është ndoshta ajo që ju duhet.