Robert Aliaj i lyen thonjtë për një arsye tepër të veçantë

Robert Aliaj është padyshim një nga personazhet më të veçantë në Shqipëri...

Robert Aliaj është padyshim një nga personazhet më të veçantë në Shqipëri. Stili i tij nuk mbetet kurrë pa u komentuar, pasi është ndër të rralët meshkuj shqiptar i cili del në televizion me thonjtë e lyer. Por për herë të parë ai ka treguar për publikun arsyen e veçantë që fshihet mbas thonjve të tij të zeza.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Aliaj ka sqaruar se është pikërisht vajza e tij ajo që ja lyen thonjtë dhe për këtë arsye ai e pëlqen këtë proçes. Gela është pika e tij e dobët, jo vetëm vajza por edhe një mike shumë e mirë. Detaje të tilla nga një marrëdhënie babë e bijë janë tejet të veçanta dhe të bukura.