Shumica e ekspertëve të gjumit pajtohen se nga mosha 12 deri 17 vjeç, adoleshentët kanë
nevojë për nëntë orë gjumë çdo natë. Kur adoleshentët nuk marrin mjaftushem gjumë, trupi dhe
mendja e tyre vuajnë. Drita e emetuar nga ekranet si: telefonat celularë, tabletët dhe kompjuterët
mund të ndërhyjnë në ritmet natyrore gjumë-zgjim të trupit, tregojnë studimet. Këto aparate prodhojnë të gjitha ngjyrat, por drita në pjesën blu të spektrit të ngjyrave ''e mashtron trurin'' duke menduar se është ende ditë (Oesthoek, 2017).
Ndërsa kompania Apple po i kontribon pagjumësisë duke shitur më shumë se 225 milionë tableta që nga futja e tyre në shitje në vitin 2010. Pagjumësinë e shkaktuar nga kompanitë e pajisjeve elektronike po e mbeshtesin edhe ekspertët e gjumit në Brigam dhe Spitalin e Grave në Boston, Mass, kur zbuluan se drita nga një kompjuter tablet trondit orën e brendshme të trupit. Dhe kjo mund të krijojë rreziqe të vërteta për shëndetin dhe sigurinë, thonë studiuesit. Leximi i një libri të shtypur nuk kishte të njëjtin efekt. Ata raportuan gjetjet e tyre më 27 janar në‘’ Proceedings of the National Academy of Sciences’’. Një ''orë'' e brendshme (biologjike) na ndihmon në rregullimin e asaj kur hamë, flejmë dhe zgjohemi. Ekspozimi ndaj dritës së ditës dhe errësirës së natës e mban kohën e caktuar në një cikël rreth 24 orësh. Për shembull, duke filluar rreth dy orë para gjumit, truri ynë fillon të prodhojë një hormone të quajtur melatonin. Kjo sinjalizon orën tone të brendshme që errësira ka rënë. Gjithashtu përgatit trupin për gjumë. Shkencëtarët e kanë bërë të ditur se drita gjatë natës mund të prishë atë ‘’orë të brendshme’’. Dhe kjo e bënë këtë duke shtypur melatoninën. Kjo parandalon trupin nga marrja e mesazhit se koha e gjumit është afër (Bridges,2015). Janet Croft studion adoleshencën dhe gjumin në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Atlanta, Ga. Ajo pohon se është e rëndësishme që të mbahen të gjitha pajisjet elektronike jasht nga dhoma e gjumit. Është gjithashtu e rëndësishme, thotë ajo, të praktikohet higjiena e mire e gjumit. Me këtë, ajo thotë se adoleshentët duhet të shkojnë në shtrat dhe të zgjohen në të njëjtën kohë çdo ditë, madje edhe në fundjavë.
Marrja e paket rregullisht e gjumit mund të paraqesë rreziqe të mëdha shëndetësore. Për shembull, studimet kanë treguar se mund të rritë rreziku i gjithçkaje që nga obeziteti, diabeti dhe depresioni e deri tek aksidentet e makinave. Të dhënat tjera mbështetëse nga studimet e skuadrës së Twenges kanë gjetur ndërlidhje mes kohës që kalohet në ekran me të fjeturit e pakët. Fikeni telefonin tuaj dhe vëreni atë në një dhomë tjetër kur ju jeni duke fjetur. Mos e përdorni telefonin tuaj për të paktën 30 minuta para shtratit. ''Është mire të përdorni telefonin tuaj deri në dy orë në ditë, por më shumë se kaq ndërlidhet me të fjeturit e pakët'', vëren Twenge.
Autor: Leotrim Edipi