Në vitin 1965 dy hulumtues, Patrik Val dhe Ronald Melzak kanë propozuar atë që e kanë quajtur teori kontrolli të dhembjeve të dyerve” (Sipër palcës kurrizore gjendet ‘dyert’, të cilat me hapje dhe mbyllje shkaktojnë apo zvogëlojnë dhembjen).
Teoria e tillë vlen edhe në ditët e sotme.
Mendeli shpjegon se si hulumtimi i tyre ka treguar që ndjenja e dhembjes është ndryshe që varet nga stimulanset në lloje të ndryshme të fijeve nervore.
– Pra, keni idenë e kontrollit të dyerve të cilat gjenden sipër hyrjes së palcës kurrizore dhe vetëm kur janë të hapura mund të prodhojnë dhembje, dhe kur ato dyer mbyllen dhembja zvogëlohet – thotë Mendeli.
Teoria “e kontrollit të dyerve” është vendosur më 1996, kur neurofiziologu Edward Perl ka zbuluar që qelizat përmbajnë nociceptorë, përkatësisht neurone të cilat sinjalizojnë praninë apo ekzistimin e dëmtimit të indeve.
Nga dy lloje kryesore të fijeve nervore – të mëdha dhe të vogla – fijet e mëdha bartin informacione nenociceptive (pa dhembje), derisa fijet e vogla bartin informacione nociceptive (dhembjen).
Mendeli shpjegon që në studimet ku stimulimet elektrike barten në nerva, me shtimin e rrymës në fillim stimulohen nervat e mëdha.
Duke u shtuar intensiteti i stimuluesit, stimulohen fijet e vogla.
– Kur e bëni këtë te pacienti me intensitet të ulët stimulansi, në fund do të arrini në prag ku pacienti do të fillojë të ndiejë dhembjen. Efekti është zvogëlim i porosisë apo i madhësisë së intensitetit të sinjaleve i cili depërton nëpërmjet aktivizimit të fijeve nervore.
Në këtë bazë ju kësaj kështu ia mbyllni dyert dhembjes dhe kështu e zvogëloni, – thotë Mendeli.
Edhe pse thithja e gishtit nuk ndikon në dhembje me rastin e lëndimeve serioze, mund t’ju ndihmojë te lëndimet e lehta.