Afrona me fjalë të mëdha për Bleron

E dashuruar, kokë e këmbë...

Çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndër emrat më të përfolur në mediat rozë.

Afrona dhe Blero nuk po ngurrojnë të ndajnë momente nga jeta e tyre profesionale, por edhe private. Kur jemi te kjo e fundit, pak modelja përmes një postimi në Instagram ka thurur fjalë të mëdha për personin e zemrës së saj.

”Të dua njeriu im, shoku im më i mirë, shpirti im, mbrojtësi im”, ka shkruar Afrona, krahas fotografisë së publikuar teksa shihet duke e puthur Bleron. Ndryshe, Blero dhe Afrona ka kohë që janë fejuar, derisa ende nuk ka diçka zyrtare se kur do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.