Mirëpo vetëm një javë me mungesë të gjumit dhe pushimit të nevojshëm mund të shkaktoj rritje të kolesterolit dhe të shkaktoj dëme në zemër.
Gjenet të cilat rregullojnë qarkullimin e kolesterolit në gjak janë më pak aktive tek personat e dërmuar nga pagjumësia se sa tek ata që kanë bërë një natë të mirë gjumi.
Kolesterol janë yndyrat të cilat prodhohen në mëlçi dhe gjenden në gjak, e që janë esenciale për funksionimin e organizmit.
Një grup nga Universiteti i Helsinkit kanë zhvilluar një studim në popullatën gjeneral si dhe në laborator sa i përket lidhjes në mes të gjumit dhe sëmundjeve të lartpërmendura.
Të dhënat e këtij studimi tregojnë që personat të cilët kanë sulme dhe probleme me zemrën, janë ata që u mungojnë tetë orët e rekomanduara të gjumit, shkruan Daily Mail.
Mjafton vetëm një jave pa gjumin e nevojshëm që të ndryshoj metabolizmin e trupit dhe sistemin imunitar.