Gratë që kanë sytë ngjyrë kafe kanë për dy herë më shumë gjasë që të ndjehen të mërzitura kur moti është i keq, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Hulumtuesit kanë ardhur në këtë përfundim pasi kanë gjetur se sytë me ngjyra të errëta lejojnë brenda më pak dritë dielli gjatë ditëve të shkurta të vitit, kështu duke ndikuar ne prodhimin e “hormonit te lumturisë” seretoninë.
Ato që kanë sytë me ngjyrë të mbyllur kanë rrezik për dy herë më të lartë të preken nga çrregullimet sezonale, krahasuar me personat që kanë ngjyrën e syve të kaltër.
Udhëheqësi i këtij studimi, Lance Workman, nga Universiteti i South Wales, ka thënë “Nëse jeni grua me sy ngjyrë kafe keni më shumë gjasë të prekeni nga sindromi SAD krahasuar me meshkujt me sy të kaltër”.