Duke patur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht.
Pija me xhinxher dhe mente ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe për rrjedhojë rënien në peshë.
Këto janë shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:
Shëndoshemi lehtësisht
Pavarësisht dietave e kemi të vështirë të humbim peshë
Tentojmë të mbledhim dhjam rreth belit
Jemi njerëz të ftohtë
Ndjehemi shpesh të lodhur
Mezi zgjohemi në mëngjes
Tretja jonë është e ngadaltë dhe e rëndë
Mund të kemi tendencën e kapsllëkut
Receta e xhinxherit dhe mentes
Për të përgatitur këtë pije ju duhet mente e freskët, një degë, një copë xhinxher i freskët, ose 6 gr xhinxher pluhur, 1 litër ujë dhe stevia për ta ëmbëlsuar.
Përgatitja:
Mjafton ti kalosh në frulator të gjithë këta përbërës dhe më pas e filtrojmë. Mund të pihet e ngrohtë ose e ftohtë. Për të dhënë efektet duhet ta konsumojmë larg vakteve, sidomos në mëngjes esëll. Në këtë mënyrë e nisim ditën me energji dhe gati për të djegur kalori.