• E mërkurë / Apr-30 04:36
  • Kontakt

Grip i ri shpendësh, vret shumicën e njerëzve të prekur

Janë ngritur shqetësime mbi përhapjen potenciale të një lloji të ri gripi të shpendëve që mund të vrasë më shumë se një të trentën...

Janë ngritur shqetësime mbi përhapjen potenciale të një lloji të ri gripi të shpendëve që mund të vrasë më shumë se një të trentën e njerëzve që preken.

H7N9 po qarkullon aktualisht tek shpezët në Kinë – por virusi ka vrarë edhe qindra njerëz dhe shumë të tjerë rezultojnë të infektuar.

Në një betejë të dëshpëruar për ta ndaluar atë që të bëhet një pandemi, qeveria e Britanisë së Madhe po heton tani virusin vdekjeprurës.

Synimi është ndjekja e përhapjes gjeografike dhe ndryshimet në strukturën gjenetike – për të parë nëse ai posedon aftësinë për t’u përhapur mes njerëzve.

Profesor Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi i mjekësisë në Angli, i tha Daily Telegraph se “është e mundur që ky virus të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme”.