Kur zgjohemi në mëngjes shpesh kemi dilema se çfarë të hamë për kafjall, por që përgatitet shpejt, të jetë i shëndetshëm dhe të na japë energji të mjaftueshme.
Ndihmën më të mirë do të na japë smoothies me belush (boronicë e kuqe), fara chia dhe banane.
Vlerat nutritive të këtyre artikujve do të na ndihmojnë të jemi plot energji, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
1 banane,
një grusht belush,
200 ml qumësht bademi,
1 lugë e vogël fara chia.
Përgatitja:
Qitni të gjithë përbërësit në blender dhe bluani mirë.