Vogëlushja ruse i lë të gjithë pa fjalë, ajo është vajza më e bukur në botë

Një vajzë 6-vjeçare nga Rusia, i ka lënë të gjithë pa fjalë me bukurinë e saj...

Një vajzë 6-vjeçare nga Rusia, i ka lënë të gjithë pa fjalë me bukurinë e saj. Ajo është shpallur së fundmi “Vajza më e bukur në botë”, duke i zënë vendin vogëlushes franceze Thylane Blondeau.

Anastasia Knyazeva është një vajzë nga Rusia, e cila ka arritur të grumbullojë shumë fansa falë bukurisë së saj.

Ajo është një modele për fëmijë, dhe shumë shpejtë ka arritur të ketë vëmendjen e shumë njerëzve.

Në fotot e saj ka komente të shumta të cilët e krahasojnë me një kukull, pasi vërtet 6-vjeçarja ka një ëmbëlsi dhe bukuri e cila të shkrin zemrën.

Me sytë e mëdhenj ngjyrë bojëqielli, me flokët kafe të gjata dhe baluket, ajo ngjan fiks si një kukull reale.

Me shumë mundësi atë e pret një karrierë e suksesshme përpara si modele, pasi vështirë të mos i ndodh me atë bukuri që ka.