Jeni lodhur duke qenë të kufizuar vetëm në tekste, fotografi dhe video kur postoni në Facebook?
Lajme të mira! Rrjeti gjigand social ka prezantuar “Postimet 3D”, një lloj i ri i postimeve në Faqen e të Rejave që i lejon njerëzit të krijojnë objekte 3D, dhe më pas t’i postojnë ato direkt në Facebook.
Të gjithë përdoruesit e Facebook do të jenë në gjendje që t’i shikojnë dhe të bashkëveprojnë me objektet 3D – madje edhe pa kufje të realitetit virtual, transmeton Gazeta Express.
Facebook prezantoi disa shembuj të postimeve 3D në konferencën e tij “Oculuc Connect” të mërkurën.
Përditësimi do t’i lejojë zhvilluesit që të krijojnë objekte 3D qoftë në Oculus Medium ose Facebook Spaces dhe më pas t’i shpërndajnë ato në Faqen e të Rejave.
Për shembull, ju do të mund të bënit një postim në 3D dhe më pas njerëzit mund ta rrotullojnë celularin e tyre në drejtime të ndryshme për ta parë atë nga të gjitha këndet.