Një burrë nga Preston, nuk kishte asnjë simptomë derisa një ditë hyri në maratonë.
Jepp Tate ishte diagnostifikuar me leukemi amiloide kronike me anë të një testi rutinë derisa i kishte hyrë garës.
“Ishte me të vërtetë sikur një rrufe në qiellin e kthjellët”.
“Ishte e papritur. Nuk kam pasur ndonjë simptomë. Asgjë s’kam pasur”, ka thënë ai, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.
Rasti i 58 vjeçarit tash, ka bërë që disa hulumtues të merren me simptomat që mund të shfaqen në raste kur njerëzit preken nga kanceri i gjakut.
Edhe simptomat e llojeve të tjera të kancerit, edhe te kanceri i gjakut shenjat e para janë të përafërta.
Lodhje, humbje e papritur në peshë, djersitje gjatë natës, humbje oreksi dhe rrjedhje e gjakut e pazakontë, janë disa prej simptomave të kancerit në gjak.