Një grua e Afrikës së Jugut është zbuluar e gjallë në një morgë pak pasi u shpall e vdekur në një aksident automobilistik.
Gruaja u gjet duke marrë frymë në morg disa orë pasi u certifikuan e vdekur në jugperëndim të Johanesburgut.
“Ne i ndoqëm procedurat tona – nuk kemi asnjë ide se si ka ndodhur,” tha për AFP menaxheri i operacioneve Gerrit Bradnick.
Gruaja e paidentifikuar nga Gauteng nuk kishte treguar shenja të jetës pas aksidentit të trafikut në orët e hershme të 24 qershorit, shtoi z. Bradnick.
Ajo u gjet e gjallë në një frigorifer të morgut disa orë pas aksidentit.
Pasi u zbulua gjallë, gruaja u dërgua në spitalin e Carletonville ku tani po shërohet.