• E mërkurë / Apr-30 14:22
  • Kontakt

Mbushuni me energji nga smoothie me karrotë!

Kjo është receta për një smoothie që do t’iu mbush përplot energji në këto ditë.

Përbërësit:

2 karrota

2 portokaj

1/2 e 1 cm xhenxhefil i freskët

ujë të ftohtë

mjaltë

Hapi i parë: Portokajt e qëruar dhe karrotat me xhenxhefilin e pastruar vendosen në blender.

Hapi i dytë: Shtohen edhe 200 ml ujë të ftohtë dhe miksohen mirë të gjitha derisa të fitojmë një masë homogjene, transmeton Klan Kosova.

Hapi i tretë: Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe mjaltë organike.

Ju bëftë mirë!