Reperi Gent Fatali në bashkëpunim me Bes Kallakun dhe Mixey para ca ditësh kanë lansuar projektin e titulluar “Na vjen Dita” (Ciao Bella).
Ky projekt muzikor përpos që po ecë mirë me klikime ka një detaj që bie në sy.
Duke qenë se Genti është pjesë e “Max Production” këtë këngë nuk e ka hedhur në kanalin e kësaj kompanie që e menaxhon, por, e ka hedhur te kanali i Mixey.
Se përse reperi ka bërë një gjë të tillë nuk dihet por një gjë është e sigurtë, kënga pritet të pëlqehet akoma më shumë.