Kënga “Pablo” nga Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi e vjedhur?

Janë ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë.

Është fjala për Ledri Vulën, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi të cilët vitin e kaluar lansuan projektin e përbashkët “Pablo”.

Kjo këngë e tyre është pëlqyer tejet shumë nga publiku sa që tanimë në Youtube numëron mbi 8 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo, postimi i fundit i reperit nga Shqipëria, Skerdi na bie të gjithëve në sy kur thotë se kënga “Pablo”, është e vjedhur nga reperi amerikan, Migos.

“Na e kan vjedh Pablo”, shkruan ai sipër mbishkrimit.

Megjithatë, kënga e reperit Migos nuk është e ngjajshme me Pablon por vetëm përmendet në tekst të tij.